Pershkrimi i Pozicionit
Sanitarja e dhomave te Hotelit është përgjegjëse për pastrimin e dhomave të klientëve, si dhe për t’iu përgjigjur në kohë kërkesave të tyre, për të ofruar shërbimin më të mire të mikpritjes sipas standarteve të Hilton Garden Inn.
Detyrat dhe përgjegjësitë e një roli të tillë përfshijnë:
1. Pastrimin e dhomave të klientëve, ndërrimin e shtratit, ndërrimin e peshqirëve dhe produkteve të tjera të higjenës.
2 Realizimin e thellë të pastrimit, nga largimi i pluhurit, pastrimin me vakum etj.
3. Përgjegjës për furnizimin dhe mirëmbajtjen e karrocës të pastrimit duke u siguruar plotësisht që dhomat janë përgatitur në perputhje të plotë me standardet Hilton Garden Inn.
4. Përgjigjet kërkesave të klientëve në mënyrë të shpejtë, miqësore dhe efikase.
5. Kryen shërbimin e rregullimit të dhomës për klientët, sipas nevojës.
Hilton Garden Inn kërkon kandidatë të cilët tregojnë veçoritë e mëposhtme
- Cilësi: Plotësoni ose tejkaloni standardet e pastërtisë.
- Produktivitet: Aftësia për të punuar në mënyrë efikase.
- Besueshmëri: Shumë e rëndësishme për funksionimin e qetë të hotelit dhe mbarëvajtjen e punës në skuadër.
- Përqendrim te Klienti: Të mbani përvojën e klientit në qendër të punës suaj.
- Përshtatshmëri: Fleksibilitet për të përshtatur nevojat ose prioritetet e klientëve.
Të punosh për Hilton Garden Inn do të thotë të zbatosh standardet më të larta të pastërtisë, plotësimin e nevojave të klientëve dhe sigurinë që të gjitha dhomat janë të gatshme dhe të sigurta për klientët. Kompania i jep përparësi cilësisë, punës në ekip dhe shërbimit ndaj klientit, duke ofruar një mjedis pune pozitiv dhe të orientuar drejt zhvillimit për anëtarët e ekipit të saj.
Nëse jeni të apasionuar ndaj industrisë të mikpritjes, pëlqeni të punoni në një mjedis dinamik dhe të fokususar tek klienti, ky është roli i duhuri për ju!